jatë ditës së djeshme në Podujevë janë sekuestruar 57 bimë të llojit kanabis.
Policia ka bërë të ditur se njësitet përkatëse kanë dal në vend të ngjarjes pas pranimit të informatës se në rrugën “Shaban Kopalla”, ka kultivim të bimës narkotike të llojit kanabis.
“Rr. Shaban Kopalla, Podujevë 04.06.2021-03:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës për bimë që dyshohet të jenë narkotike, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar 57-copë bimë narkotike të llojit kanabis, të madhësive të ndryshme 10-60 cm gjatësi. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet ne raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.