Ekonomia Online
FUNDIT

Sekuestrohen armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit, arrestohet një person

Sekuestrohen armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit, arrestohet një person

Policia gjatë një kontrolli në Janjevë të Lipjanit, me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh, ku edhe ka arrestuar një person. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar: Tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm, shtatë fishekë të pistoletës, cal. 7.65 […]

Policia gjatë një kontrolli në Janjevë të Lipjanit, me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh, ku edhe ka arrestuar një person.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar: Tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm, shtatë fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47 dhe dy karikatorë të pistoletës, njofton Klankosova.tv.

Policia nëpërmjet një kumtese bën të ditur se është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se ndaj tij është iniciuar rasti, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

Të ngjashme