Një 31-vjeçar me inicialet D.B është shoqëruar në stacionin policor, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një thikë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Imzot Nikë Prela”, në Prishtinë, ku policia ka ndaluar veturën Citroën dhe pas kontrollit të veturës dhe vozitësit, ka arritur që në një çantë dore të gjejë dhe të sekuestroj një revole të tipit Cervena Zastava, kalibër 7.65 mm, tetë copë fishek, kalibër 7.65 mm, si dhe një thikë.
“I dyshuari D. B, mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftim.