Sekuestrohen disa aparate për prodhimin e kriptovalutave në Shkabaj të Prishtinës

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Pas një operacioni bastisjeje në fshatin Shkabaj të Prishtinës, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Veriut pas marrjes së informatave në rrugë operative, kanë realizuar një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

“Operacioni është zhvilluar në një lokal në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës,  me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) riga me gjithsej tridhjetë (30) pajisje për prodhimin e kriptovalutave, të cilat ishin të kyçura dhe funksionale”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton Klankosova.tv

Përveç njoftimit të zyrtarëve të ATK-së, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS–it,  si dhe zyrtarët doganorë për të  proceduar më tej me rastin.

Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar “ Prodhim i ndaluar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme