Sekuestrohen monedha të falsifikuara në Prishtinë

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë procedurave 181 monedha metali në vlerë nga 2 euro dhe 18 monedha metali në vlera nga 1 euro nuk e kanë kaluar testin e sigurisë dhe të njëjtat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në raportin policor bëhet e ditur se monedhat janë sekuestruar.

“Prishtinë 16:06.2021 – 14:00. Me datën 01.07.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë procedurave 181 monedha metali në vlerë nga 2 euro dhe 18 monedha metali në vlera nga 1 euro nuk e kanë kaluar testin e sigurisë dhe të njëjtat dyshohet se janë të falsifikuara.

Nga njësiti relevant policor është bërë sekuestrimi i monedhave të dyshuara për procedura tjera hetimore”, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme