Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri

Prishtinë | 29 Nën 2023 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Uglarë, të Zubin Potokut.

Këtë e ka bërë të ditur për media zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka theksuar se nuk ka të arrestuar.

“Është bastisur një shtëpi në Uglarë në Zubin Potok. Policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme