Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Prishtinë

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor jugu, sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Golf 6.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një (1) revole të tipit Visa , si dhe -6 fishekë.

I dyshuari; -A.M. mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme