Ekonomia Online
FUNDIT

Selakoviq ankohet në Këshill të Sigurimit që Kurti ia dha Listës Serbe vetëm një ministri

Selakoviq ankohet në Këshill të Sigurimit që Kurti ia dha Listës Serbe vetëm një ministri

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakviq në seancën e Këshillit të Sigurimit është ankuar se qeveria e Albin Kurtit i ka dhënë Listës Serbe vetëm një ministri. Selakoviq tha poashtu se paraqitja e flamurit të Kosovës nga kryediplomatja Donika Gërvalla është abuzim me seancën virtuale të takimit, raporton Gazeta Express. “Ky është një abuzim […]

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakviq në seancën e Këshillit të Sigurimit është ankuar se qeveria e Albin Kurtit i ka dhënë Listës Serbe vetëm një ministri. Selakoviq tha poashtu se paraqitja e flamurit të Kosovës nga kryediplomatja Donika Gërvalla është abuzim me seancën virtuale të takimit, raporton Gazeta Express.

“Ky është një abuzim me video-formatin, një abuzim i tillë është absolutisht i papranueshëm dhe është cenim i rregullave të OKB-së”, tha Selakoviq.

Ai tha se pas zgjedhjeve qeveria e re nuk i ka dhënë Listës Serbe dy ministri por vetëm një.

“Ekstremizmi i shqiptarëve në Kosovë nuk është duke u ulur por duke u rritur, një numër i madh i serbëve është privuar nga mundësia për të zgjedhur deputetët e tyre duke larguar nga lista e votuesve një numër të madh të votuesve.  Presioni politik ka vazhduar edhe pas zgjedhjeve duke pamundësuar që përfaqësuesit të kenë dy ministri nga qeveria e re por vetëm një”, tha ministri i jashtëm serb.

Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancën virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.

Pas fillimit të seancës, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk ka ndryshuar prapavijën dhe flamuri i Kosovës po qëndron sërish prapa saj në ambientin ku ajo po qëndron gjatë kësaj seance.

Zahir Tanin, Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral në fjalën e tij përmbledhi ngjarjet e gjashtë muajve të fundit, si zgjedhjet e fundit parlamentare, zgjedhjen e presidentes dhe situatën me pandeminë.

Të ngjashme