Selami: Basha të dorëhiqet, po e lë partinë në duar të sigurta

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 15:21 | Nga

Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami e ka ndalur turin e tij të takimeve në Berat, Kuçovë, Urës Vajgurore dhe Poliçan, ku është ndeshur me shqetësimin e strukturave për përçarjen e Partisë.

Por Selami, ka theksuar se pikërisht në këto momente vota për të është akti i parë i bashkimit të Partisë Demokratike dhe rikthimit i saj si forcë bashkëkohore.

Gjithashtu, kandidati për kreun e Partisë Demokratike, është shfaqur optimist në bashkëbisedimet me demokratët, si dhe është shprehur se dorëheqja e Bashës do t’i shërbente edhe këtij të fundit, pasi do ta linte partinë në duar të sigurta si ato të Selamit, shkruan Lapsi.al.

“Dorëheqja do të ishte një veprim qe do t’i shërbente atij vetë, por dhe PD-së. Do i hapte rrugë një procesi të lirë. Prapë nuk është vonë të dorëhiqet, pasi kandidatin përballë e ka shumë të mirë dhe do ta lërë partinë në dorë të mirë dhe të sigurt”, – tha Selami.

Selami tha se Basha, është lider i dështuar dhe që braktis premtimet.

“Diferenca me e madhe është mes të thënës dhe të bërës. Kur e dëgjon zotin Basha, thua lum si unë por kur e sheh ne PD thua mjerë si ne. Nuk mund te qahesh, i njeh nga pikëpamja teorike si funksionon një demokraci bashkëkohore. Por 4 vite më vonë jemi me larg se kurrë. Pse? Sepse ai nuk i zbatoi ato që premtoi”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme