Pasi u ribashkuan tetorin e vitit të kaluar, pas një periudhe shkëputje, duket se sërish ata po kalojnë në të njëjtën situatë
Selena Gomez dhe Justin Bieber i kanë dhënë njëri-tjetrit pak kohë, për të parë nëse lidhja e tyre mund të vijojë më tej.
Por disa ditë më parë këngëtari Justin Bieber u fotografua nën shoqërinë e babait të tij, në një gjëndje të rënduar emocionale, ndërsa sot mediat kanë publikuar foto nga Selena.
Bukuroshja duket se po e kalon mirë ndarjen nga Justin, pasi në fotot e publikuara duket qartë se ajo po i kushton kohë vetes së saj.
Selena shfaqet me një look totalisht ndryshe në Malibu.
Nën shoqërinë e mikeshës së saj, Selena shfaqet brune dhe me flokë të shkurtra.