Ylli i Hollywoodit, Selena Gomez, ka festuar mbrëmjen e së shtunës 25-vjetorin e lindjes, pranë njerëzve më të dashur të saj.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga festa, e rrethuar me tullumbace dhe nga njerëzit e saj më të dashur me fansat e saj, si edhe mirënjohjen që ka për ta.
“Faleminderit të gjithëve për urimet që më keni dhënë për ditëlindje. Jam shumë e bekuar. Shumë prej jush nuk e kuptojnë se sa shumë vlerë keni ju për mua. Unë ju dua. Mendoj se 25 do të jetë shumë epike”, shkruan këngëtarja.
Ajo çfarë vihet re është mungesa e The Weeknd, i cili ka qenë i angazhuar me disa koncerte në Francë. Shumë nga kometuesit kanë komentuar duke e pyeter se përse nuk ndodhet pranë të dashurës së tij dhe nuk i ka bërë dedikim për 25-vjetorin: “Përse nuk ke postuar dedikim pë ditëlindjen e Selenës?”
Ndërkohë këngëtari ka postuar një video në InstaStory dhe shkruan: Rrugës për tek ty mbretëreshë”, gjë që nënkupton se mbas mbarimit të koncertit është nisur për tek dashuria e tij.
https://www.instagram.com/p/BW4L5gNA83E/?taken-by=selenagomez&hl=en
https://www.instagram.com/p/BWNnTXvAUAE/?taken-by=selenagomez&hl=en
https://www.instagram.com/p/BU-msH8ggkA/?taken-by=selenagomez&hl=en