Selena Gomez shkon “fshehtas” te i dashuri i ri

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 23:21 | Nga Ekonomia Online

Pas martesës së Justin Bieber, këngëtarja e famshme Selena Gomez, po përflitet për një romancë të re me mikun e saj, Niall Horan.

Teksa të gjithë menduan se Gomez po vuante për ish-in e saj, i cili kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me Hailey Baldwin, duket se Selena po na tregon të kundërtën.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo e ka lënë në të shkuarën pas dhe e ka harruar Justin. Me shumë gjasa Selena ka nisur një lidhje të re.

Së fundmi, këngëtarja dhe aktorja e njohur është fotografuar sërish teksa shkonte në shtëpinë e Niall-it, e veshur thjeshtë dhe me një qese plot me gjëra për të ngrënë.⁹

Kujtojmë se të enjten e kaluar, Selena u fotografua shumë pranë Niall-it në një darkë miqsh, e burime pranë dyshes treguan se po atë natë, ata u panë duke u puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri.

Megjithatë, askush prej të dyve s’ka bërë ende asnjë koment lidhur me lajmet për romancën e tyre rë re.

Të ngjashme