Këngëtarja e njohur, Selena Gomez, është mjaft e pëlqyer nga audienca e gjerë. Jeta e saj personale shpesh komentohet në faqet e showbizit, por këngëtarja nuk ka dëshirë të jetë me dikë në lidhje dashurie. Ajo ka deklaruar se ndihet mirë pa të dashur, vite pasi u nda nga Justin Bieber.
28-vjeçarja e cila ishte në lidhje me Justin Bieber e më pas me The Weekns, thotë se është duke kërkuar një person që e bën të qeshë, e jo dikë arrogant. “Qesharak bën për mua. Më pëlqejnë meshkujt edhe që kanë vetëbesim. Nuk më pëlqejnë ata me arrogancë”, është shprehur ajo.
Për një revistë ajo kishte shtuar se është shumë në rregull me veten, pasi ka kohë që nuk është në lidhje me dikë. Selena Gomez ka pranuar se do të fillojë kërkimin për një të dashur kur është koha e duhur.