Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli, aktivitetin e tij zgjedhor e ka vazhduar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në kryeqytet.
Pacolli tha se prioritet kryesor kishte largimin e mbeturinave që hedhen kryesisht nga kjo qendër dhe shpeshherë zë edhe pjesën më të madhe të rrugës me mbeturina.
“Prioriteti kryesor është higjiena e Prishtinës. Këtu, shportat e bërllokut qenkan pastruar sot, por çdo ditë është e papastruar dhe janë të stërngrkuar këta kosha mbeturinash nga ata që qeverisin sot Prishtinën”, ka thënë Pacolli, raporton EkonomiaOnline.
“Ne do t’i pastrojmë mbeturinat natën vonë, për të mos penguar qytetarët gjatë ditës. Por do të ndërmarrim hapa edhe për largimin e mbeturinave të cilat po bëhen cak i sulmimit të fëmijëve”, përfundi Pacolli.