Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja, Selim Pacolli, ka vizituar sot disa familje në Hajvali ku është njoftuar për së afërmi me gjendjen në këtë lagje të Prishtinës.
Pacolli ka shpalosur programin e tij për Prishtinën duke konsideruar se ka vullnet dhe ekip profesional për ta udhëhequr Komunën.
Pacolli ka dëgjuar brengat e këtyre banorëve që ishin nga më të ndryshmet duke filluar nga ekonomia, papunësia, bujqësia…
Ai tha se në mandatin e tij do të jetë njëri ndër prioritetet bujqësia dhe rritja e subvencioneve. Po ashtu Pacolli vizitoi edhe shtëpinë e Kulturës në Hajvali.