Selimi: Finalizohet projektligji për deklarimin e pasurisë

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se është finalizuar Poprjektligji për deklarimin e pasurisë si dhe kontrtollin mbi pasurinë e zyrtarëve.

Postimi i plotë:

Etapë e re në luftën antikorrupsion – finalizohet projektligji për deklarimin e pasurisë, kontrollë mbi pasurimin e zyrtarëve shtetërorInkurajuese që grupi punues i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë po vijojnë punën me përkushtim të lartë drejt përfundimit të projektligjit për deklarimin e pasurisë, me finalizimin e cilit përmbyllet reforma e pakos legjislative kundër korrupsionit. Përmes këtij projekligji, ndër të tjera, do të zgjerohet kategoria e zyrtarëve të cilët do të deklarojnë pasurinë, me theks tek sektorët që janë të ndjeshëm dhe ku ka hapësirë për abuzim me paranë publike. Për herë të parë krijohet baza ligjore për deklarim online të pasurisë, ku do të sigurohet transparencë më e madhe, dhe rrjedhimisht do të krijohen kushtet për përcjelljen e lëvizjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë ndër vite. Po ashtu do të parashihet edhe kontroll i pasurisë duke përfshirë edhe argumentimin e prejardhjes së saj. Edhe regjimi i menaxhimit të dhuratave, do të zhvendoset në një nivel më të lartë. Dhuratat e pranuara nga zyrtarët e shtetit do t’i takojnë shtetit – e jo zyrtarit.


Të ngjashme