Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, përmes një shkrimi në profilin e tij në “twitter” ka thënë se për shkak të zhvillimeve politike në vend atmosfera e festave të këtij fundviti s’është e mirë.
Selimi ka thënë se tashmë po shkohet drejt javës së tretë të barrikadave në veri të Kosovës ndërkohë pikat kufitare janë të rrethuara nga persona të maskuar e të armatosur.
Gjithashtu ka theksuar se pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të mbyllura.
Selimi tutje ka shkruar se edhe NATO s’po e bën tani atë që kishte bërë në vitin 2011 duke ndihmuar Qeverinë e Kosovës për zhbllokimin e rrugëve, shkruan Express.
“Pushime të palumtura. Po hyjmë në javën e tretë të barrikadave në veri të Kosovës. Pikat kufitare janë të rrethuara nga persona të armatosur të maskuar dhe janë të mbyllura. NATO nuk po e bën tani atë që bëri në vitin 2011, kur e ndihmoi qeverinë e Kosovës të zhbllokojë rrugët. Serbia po nxit propagandën”, ka shkruar Selimi.