Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në ditën kur u caktua mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka shtuar pyetjen se a i ka koalicioni PAN numrat për Kryetar të Kuvendit para se t`i kërkojë ato për kryeministër.
“Pyetja se a i ka PAN-i numrat për kryeministër apo jo, po qarkullon tash e sa jave.
Por, një pyetje tjetër duhet te këtë përgjigje paraprakisht: a i ka PAN-I numrat per Kryetar të Kuvendit?
“I gjithë opinioni është fokusuar në atë, që në fakt nuk është në radhe, në pyetjen se a i ka votat PAN-i për kandidatin e tyre për Kryeministër”.
“Në ndërkohë po harrohet fakti që para se të vijë puna deri aty, PANI- e ka në agjendë votimin për kandidatin e vët për Kryetar të Kuvendit, sepse aty “ka rend”… njëherë Kryeparlamentari e pastaj ndoshta edhe Kryeministri…! Kështu thotë “vellai I madh” i PAN-it PDK-ja – “first things first”.
“Në aktivitetin e dendur qe ka AAK-ja në kerkim të numrave, a nenkuptohet se po i kerkon edhe numrat per kryeparlamentarin apo vetem per kryeministrin? Poashtu, deputetja qe ia premtoi PAN-it votën per Kryeminister duhet të pergjigjet paraprakisht se a do ta votojë Veselin në krye të Kuvendit para se ta votojë Haradinajn për kryeministër? Kjo është me rëndësi të dihet.Pastaj mund ta dijmë situatën ku jemi…”, ka shkruar ai në Facebook