Selimi kërkon që Haxhiu ta publikojë dosjen: Rasti i tokës së SHKK-së nisi para mandatit tim

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

sh-Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas konferencës së Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila e përmendi në rastin e tokës së Ministrisë së Drejtësisë në Vushtrri të dhënë në shfrytëzim.

Selimi tha që Haxhiu e di mirë që ky proces ka nisur para mandatit të tij si Ministër i Drejtësisë.

Ai kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që ta publikojë gjithë dosjen, ose në të kundërtën do ta kërkojë zyrtarisht atë dhe do ta publikojë.

“Sot Ministrja e Drejtësisë ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka dhënë një sërë akuzash rreth punës sime në Ministri me motive krejtësisht politike. Më lejoni që të ju informoj, që rasti i tokës së SHKK-së është një proces i cili ka filluar para mandatit tim si Ministër. Ministrja Haxhiu e din këtë shumë mirë. Dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik. Paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin”.

“Ftoj ministren që ne bazë të Ligjit për qasje në dokumente publike ta publikojë gjithë dosjen. Nëse nuk e bën këtë ministrja, do ta kërkoj zyrtarisht dosjen dhe do ta publikoj. Njëkohësisht një kopje do ta dorëzoj personalisht në Prokurori. Dosja e ankandit shumë vjeçar e konfirmon këtë gjë”.

“Gjithashtu me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës.

Spin doktoratë e VV-së kanë bërë një gabim të madh të diversionit dhe kanë zgjedhur që të fillojnë një betejë të cilën do ta humbin”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme