Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Kosova nuk do t`i votojë ata që “UÇK-në e çuan para gjykatës”.
Ai në një tubim elektoral të kësaj partie në Vushtrri ka shtuar se Kosova e do Vetëvendosjen.
“Kosova e do Vetëvendosjen sepse ne do ta mbrojë territorin. Kosova nuk i do më ata që i bëjnë pazaret e territ”, ka deklaruar ai.