Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Kurti me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Selimi thotë se Kurti sikurse në qeverinë e tij të kaluar, edhe tani është duke i manipuluar shqiptarët e Luginës.
Sipas tij, në Qeverinë Kurti 1 u dhanë ndihma që njohën represionin Serb përmes “Narodna Bankës”, dhe se njësoj po veprohet edhe tani.
Shkrimi i plotë nga Selim Selimi:
Sot Kryeministri i Kosovës dha deklaratë për Luginë. Deklarata inepte e Kryeministrit Kurti është një shkel-e-shko mbi ekzistencën e shqiptarëve të Luginës.
Në Qeverinë Kurti 1 u dhanë ndihma që njohën represionin Serb përmes “Narodna Bankës”, në Qeverinë Kurti 2, shqiptarët e Luginës manipulohen edhe një herë.