Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Vettingu në sistemin e drejtësisë do të jetë për të mbrojtur ndershmërinë e prokurorit dhe për ta mbrojtur prokurorinë, raporton Ekonomia Online.
Në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, Selimi tha se me ndryshimet në Procedurën Penale, prokurorët do të kenë më shumë mundësi t’i ndjekin të korruptuarit.
“Me ndryshimet e fundit në Procedurën Penale ju do të keni më shumë mundësi të i ndiqni të korruptuarit dhe do të keni më shumë mundësi që t’i ndiqni Krimet e Luftës”.
“Ne kemi bërë ndryshim edhe në sistemin e Vettingut, të cilin e kemi bërë bashkë me juve. Ky Vetting do të jetë për ta mbrojtur ndershmërinë e prokurorit dhe për ta mbrojtur prokurorinë”, ka thënë ai.
Fjalimi i plotë i tij:
Të nderuar prokuror unë jam i njoftuar me punën tuaj, i di sfidat me të cilat ju ballafaqoheni, dhe e di që ju jeni shtylla kryesore e mbrojtjes së Kosovës dhe e mbrojtjes së Sundimit të Ligjit.
Me ndryshimet e fundit në Procedurën Penale ju do të keni më shumë mundësi të i ndiqni të korruptuarit dhe do të keni më shumë mundësi që t’i ndiqni Krimet e Luftës.
Ne kemi bërë ndryshim edhe në sistemin e Vettingut, të cilin e kemi bërë bashkë me juve. Ky Vetting do të jetë për ta mbrojtur ndershmërinë e prokurorit dhe për ta mbrojtur prokurorinë.
Ne e kemi bërë edhe Rishikimin Funksional, një reformë e thellë në Sistemin e Drejtësisë, që prokurorisë do t’i jap forcë, pavarësi dhe punë.
Atë që kemi bërë më herët, rritjen e pagave për prokurorët ne do të vazhdojmë të punojmë që të keni kushte më të dinjitetshme.
Kemi mbajtur me ngulm të gravuar në të gjitha veprimet tona, Politika duart larg nga drejtësia.