Ekonomia Online
FUNDIT

Selimi niset për Washington, do të qëndrojë një javë dhe do të flas për dialogun

Selimi niset për Washington, do të qëndrojë një javë dhe do të flas për dialogun

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është nisur mëngjesin e sotëm për në Washington, ku do të qëndrojë për një javë në takime me zyrtarë amerikanë. Vizitën në Amerikë e kanë konfirmuar nga Ministria për Reporteri.net, por duke mos dhënë shumë detaje të vizitës. I pyetur për vizitën, ministri Selimi nuk ka dhënë informacione. Mirëpo, shkuarja […]

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është nisur mëngjesin e sotëm për në Washington, ku do të qëndrojë për një javë në takime me zyrtarë amerikanë.

Vizitën në Amerikë e kanë konfirmuar nga Ministria për Reporteri.net, por duke mos dhënë shumë detaje të vizitës. I pyetur për vizitën, ministri Selimi nuk ka dhënë informacione.

Mirëpo, shkuarja e ministrit Selimi, ani pse 3 javë para takimit të thirrur nga emisari Richard Grenell, lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.

Selimi do të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikanë me të cilët do të flas për dialogun, në vecanti për takimin e 2 shtator, si dhe do të ketë takime me zyrtarë të “Department of Justice”, për të biseduar për drejtësi.

Duhet theksuar se shkuarja e Selim Selimit nuk është paralajmëruar nga kabineti i tij e as nga Zyra e Kryeministrit. Selimi ka pasur disa “probleme” me partnerin e koalicionit, pasi ka akuzuar se nuk e ka informuar dhe përfshirë në takimet në Bruksel.

Sidoqoftë, koalicioni po vazhdon të ketë probleme dhe moskomunikim lidhur me dialogun që, sic u tha nga zyrtarë të partive, kanë qëndrime të ndryshme.

Ndryshe, Kosova e Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator, ku do të priten nga emisari special Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Të ngjashme