Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi përmes profilit të tij në Facebook, i është drejtuar presidentes Osmani, duke thënë se keshilltarët e saj sot patën rastin të promovohen pak në media.
Selimi tha se përderisa këshillat e tij kontribuan në përfundim të suksesshëm të mandatit të Presidentes Jahjaga, këshillat e Osmanit ia humbën mandatin Presidentit Sejdiu.
Ndër të tjera, Selimi tha se Osmani duhet që të merret më shumë me këshilltarë të saj, pasi që mund t’i përsëritet fati i njëjtë, sikurse i ish presidentit Sejdiu.
Postimi i plotë:
E nderuara Znj. Presidente,
Sot këshillltarët tuaj patën rastin që të promovohen pak nëpër media.
Përderisa këshillat e mia kontribuan në përfundim të suksesshëm të mandatit të Presidentes Jahjaga, këshillat tua ja humbën mandatin Presidentit Sejdiu.
Të lutem merru me këshilltarë e informohu mirë që mos të gjejë fati i Presidentit Sejdiu.