Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, ka premtuar se do të ndërhyjë në “Ish-Pallatin e Shtypit” dhe “Pallatin e Rinisë”.
Pacolli, deklaroi se ish pallati i mediave “Rilindja” do të kalojë eksluzivisht në shërbim të të rinjëve të Kosovës.
Ky objekt sipas tij duhet të funksionalizohet në shërbim të tyre, që ata të kenë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve, inovacioneve në fushën e teknologjisë informative dhe në lëmi të tjera të cilat do të ishin atraksion për kompanitë e mëdha botërore.
Në mbështetje ndaj të rinjve të Kosovës ai deklaroi se do të punojë në maksimum për krijimin e vendeve të reja të punës duke i lidhur ata me kompani të mëdha botërore.
“Pretendoj që të rinjve të Kosovës të ju ofrojë kontakte me kompanitë e mëdha botërore, siç janë Google Earth, Samsung, Philips, Apple, që në të ardhmen të krijojmë më shumë vende të reja të punës”, tha Pacolli.
Pacolli theksoi se dy objektet në qendër të Prishtinës, do tu kthehen në shfrytëzim të rinjve, raporton Ekonomia Online.