Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka mbledhur të rinjtë e Prishtinës në njërin nga restorantet në periferi të kryeqytetit.
Së bashku me Forumin Rinor të AKR-së, ai ka organizuar një takim relaksues në “Grill House”.
“Ne sot nuk kemi diçka te veçantë, sot jemi mbledhur me të rinjtë e Prishtinës, të rinjtë e forumit tonë vetëm për të biseduar me ta, dhe për të ju treguar se ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo aspekt rininë tonë”, tha Pacolli, raporton Ekonomia Online.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
“Rinia kërkon më shumë hapësira të lira në Prishtinë. Këtë mesazh ma përcollën sot këta të rinj në këtë takim relaksues. Plani ynë për zhvendosjen e objekteve të qeverisë do të mundësojë që rinia jonë të ketë më shumë hapësirë për zhvillim”, ka shkruar Pacolli, në faqen e tij në Facebook.
“Mjaft me politikanë, Prishtinës i duhet një menaxher”, ka theksuar Pacolli.