Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se hipokrizia është ajo që populli mban mend.
Selimi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj asaj që ditëve të fundit është përfolur shumë, shkuarjes së Kryeministrit në Kanë dhe çmimit të fustanit të vajzës së tij.
Ai ka thën se në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm.
“Nuk është problem as fustani e as kostumi, në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm. Problem është hipokrizia. Fatmirësisht populli mban mend”.
Selimi ka thënë se këtë retorikë e ka mbjellur pikërisht kryeministri Kurti.
“Nga shpata u ngrite, nga shpata do të biesh!”, ka shkruar Selimi duke i’u referuar kryeministrit Kurti.
Postimi i plotw:
Nuk është problem as fustani e as kostumi, në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm. Problem është hipokrizia. Fatmirësisht populli mban mend.
Këtë retorikë sulmi e ka mbjellur pikërisht kryeministri Kurti.
Nga shpata u ngrite, nga shpata do të biesh!