Selimi: PDK e PAN-it, humbësja e zgjedhjeve e papërgjegjshme

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 14:00 | Nga

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka reaguar pas seancës duke u shprehur se PDK e PAN-it , si humbëse e zgjedhjeve po sjellet me papërgjegjësi.

Ai i është referuar sjelljes së PDK-së në Kuvend, gjatë seancës së sotme, duke thënë se kjo dëshmon që Kosova ka nevojë për ndryshim, e që ky ndryshim sipas tij, është Lëvizja Vetëvendosje.

Me tutje ai ka thënë se PDK nuk mund të flejë e qetë në opozitë, prandaj kjo është dëshmi se ata nuk e kanë vendin në Qeveri.

Postimi i plotë:

“ENOUGH IS ENOUGH”!

PDK-ja e PAN-it, ashtu siç ishte dikur e papërgjegjshme në pushtet, edhe sot si humbëse e zgjedhjeve po sillet me papërgjegjësi. Sjellja e PDK-së sot ne Kuvend dëshmon edhe njëherë nevojen që kishte Kosova për ndryshimin e domosdoshem, e që ndodhi më 11 Qershor, ndryshim të cilin Klani PRONTO po mundohet ta zhbëjë. Paramendojeni sikur të ishin këta elementë ende në qeverisjen e vendit! Sot edhe AN-i (AAK e NISMA) besoj se duhet ta kenë kuptuar se ku jane futur, nëse këtë nuk e kanë ditur më heret dhe nëse këtë nuk e kanë bërë me qëllimin e vetëm për “copë” pushtet. Kosova meriton më mirë e më shumë sesa PAN-i dhe “numrat”e tyre. Qytytarët e Kosovës, as nuk e meritojnë e as nuk e durojnë ta riciklojne PRONTO-n serish ne pushtet. Këtë duhet ta dijnë edhe AN-i, nëse duan të dallojnë nga ta. Vetë fakti së PDK-ja nuk po mund të flejë e qetë në opozitë është dëshmi së ata nuk e kishin dhe nuk e kanë vendin në Qeveri.

Qytetarët e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre më 11 Qershor, duke e votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe kandidatin e saj për Kryeministër. Subjekti fitues dhe kandidati më i votuar duhet ta udhëheqin Kosovën drejtë zhvillimit. Kështu tha sovrani!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme