Selimi: Vit me skandale në institucionet e sigurisë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 12:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie ku ka folur deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi, në lidhje me “dështimet” në fushën e sigurisë në Kosovë.

Ai tha se ky vit ka pasur shumë ndërrime te ministrave të Punëve të Brendshme, kjo sipas tij,  ka qenë e gabuar ku asnjë ministre i këtij dikasteri, nuk ka pasur hapësirë të punoj në të mirën e sigurisë, raporton Ekonomia Online.

“Në çdo periudhë kohore me shumë se çdo mandat tjetër qeveritar kanë ndodhur skandale të ndryshme që kanë mbetur të pazgjidhura si tek dhoma e dëshmive në institucionet e sigurisë. Institucionet e sigurisë në Kosovë nuk kanë arrit të kryejnë punën e vet siç do duhej të ishte ne interesin e qytetarëve dhe mandatit të tyre”, u shpreh Selimi.

Në një konferencë për media, ai ka përmendur skandalin e depërtimin e gjashtë shtetasve turq ku ende nuk është arritur të vij në përfundim arsyeja e deportimit të tyre.

“Skandali i radhës, ngjarja me deportimin e gjashtë shtetasve turq në mënyrë të paligjshme e jo kushtetuese dhe jo profesionale. Komisioni hetimor parlamentar dhe ne presim rezultate të këtij komisioni që grupi punues është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do dalin me përfundim të punës së tij”, shtoi Selimi, raporton Ekonomia Online.

Selimi ka folur edhe për skandalet në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI).

“Në krye të AKI-s ka ardhur një person që do duhej të shkarkohej nga detyra e tij për skandalet në krye të Policisë ku ka qenë. Në vend që të shkarkohet nga policia ai është emëruar në një detyrë edhe më të mirë. Ka ndodhur një vrasje që nuk do duhej të mbetej enigmatike, sepse ka të bëjë me një vepër penale dhe e bën përgjegjës menaxhimin e këtij institucioni”, tha deputeti i VV-së.

Selimi tha se edhe Inspektorati Policor nuk ka kaluar pa skandale e sidomos në rekrutimin e oficerëve.

“Një person që është kap në shkelje të ligjit gjatë rekrutimit të oficerëve të këtij institucioni. Policia e Kosovës si një institucion më thelbësor në fushën e sigurisë në mbrojtje të rendit dhe ligjit ka dështuar të ofroj siguri sidomos në mbrojtjen te viktimave të dhunës në familje kemi pas rezultate rrëqethëse të mospunës të këtij insitucioni dhe ka dështuar të ofroj siguri më të madhe në trafik, ky institucion ka dështuar të hetoj punën profesionale edhe në rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve  turq”, pohoi Selimi.

Selimi ka folur edhe për qasjen e VV në lidhje me dialogun me Serbinë. Ai tha se VV-ja vazhdon të ketë qëndrim të njëjtë në raport të njëjtë me dialogun.

“LVV ka bërë të ditur raportin me dialogun më Serbinë dhe VV do mbetet në këtë pozicion që ka sot dhe përderisa ekziston kjo gjendje e njëjtë si tani do vazhdojmë të mbesim në raporte të njëjta që raporti me Serbinë duhet të ndryshoj dhe nuk duhet të vazhdoj me këtë mënyrë të dialogu. Kemi përmendur 4 hapat tonë për mënyrën se si të dialogohet, ne mbesim në përputhje të interesave të qytetarëve të Kosovës”, tha  Selimi, në këtë konferencë për media.

 

Të ngjashme