Selmanaj: 14 dështimet e 14 Shkurtit, shteti nuk mbahet me fjalë e me rima

Prishtinë | 24 Qer 2024 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, përmes një videoje ka rikthyer në vëmendje 14 premtime të 14 Shkurtit 2021 të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e që sipas tij, Kurti si kryeministër ka dështuar t’i përmbushë që të gjitha.

“Shteti nuk mbahet me fjalë e me rima, por me strategji, punë dhe ekip. E Kurti, përveç fjalimeve, nuk ka as strategji, as punë dhe as ekip”, ka shkruar Selmanaj, në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Sot u mbyll edhe një vit akademik për fëmijët kosovarë. Që nga 14 Shkurti 2021, këto kanë qenë ndryshimet kryesore në arsimin në Kosovë.

❌ Qershor 2021 – Mbyllet viti akademik me ZERO ndryshime.

❌ Shtator 2022 – Fillon viti i ri akademik me ZERO ndryshime.
❌ Qershor 2023 – Mbyllet viti akademik me ZERO ndryshime.

❌ Shtator 2023 – Fillon viti i ri akademik me ZERO ndryshime.
❌ Qershor 2024 – Mbyllet viti akademik me ZERO ndryshime.

❌ Shtator 2024 – Do të fillojë viti i ri akademik me ZERO ndryshime.

Politikanët duhet të mbahen për fjalë. Përmes videos më poshtë ia rikujtojmë 14 DËSHTIMET e 14 SHKURTIT të Kryeministrit Kurti.

Shteti nuk mbahet me fjalë e me rima, por me strategji, punë dhe ekip. E Kurti, përveç fjalimeve, nuk ka as strategji, as punë dhe as ekip.

Ndërkohë, ua kujtojmë që edhe në Norvegji viti akademik mbyllet në të njëjtën kohë!

Të ngjashme