Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, priti sot në takim Organizatat e Shoqërisë Civile, ku u diskutua rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e subjekteve politike, projektligj ky i cili tanimë është edhe pjesë e Programit Legjislativ për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile, u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë të kontribuojnë në iniciativat ligjore të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ndihmuar kështu në draftimin e ligjeve.
Njëherësh, Zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim, si dhe vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Shoqërisë Civile gjatë gjithë procesit të hartimit të këtij Projektligji.
Në këtë takim, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.