Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka numëruar sukseset e arritura të Qeverisë Hoti gjatë 9 muajve udhëheqje.
Tutje, ai përmendi gjendjen kaotike që e kanë gjetur qeverinë para 9 muajve.
Në vijim statusi i tij i plotë:
Si e morëm dhe si e lam qeverinë dhe qeverisjen?
E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar;
Pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën;
Me situatë të rëndë pandemike;
Me situatë të rëndë ekonomike;
Me izolim ndërkombëtarë;
Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës (SHBA);
Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane;
Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë;
Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me Serbinë (Karaqevë);
Pa ide të qarta për modelin e Vettingut në sistemin e drejtësisë;
E si e lam sot?
Me ambient politikë normal dhe shtensionues,
Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet;
Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19;
Me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive;
Me plotë miq dhe aleat tanë tradicional;
Pa sanksione, por me marrëveshje për investime miliardëshe;
Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione paqëruajtëse nëpër botë;
Me qartësi të mëdha në dialogun me Serbinë, s’ka harta e thika mbi tavolinë. Idea për ndarjen e Kosovës tashmë e varrosur;
Me rrënim dhe rrafshim të të gjitha kazinove, bastoreve dhe aktiviteteve tjera kriminale ne Karaqevë;
Me modelin e zgjedhur për Vettingun në drejtësi;
Pa asnjë aferë të vetme korruptive nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
Dhe mos harroni të gjitha këto i bëri qeveria e Kryeministrit Hoti vetëm për 9 muaj qeverisje. Ndjehem krenar që kam pak hise në gjithë këto suksese.
Duhet ta dijë gjithsecili se qasja në qeverisje mund të na dalloj, por qasja dhe respekti ndaj shtetit duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim.
Me votë zgjedhësh, me votë rrëzohesh dhe me votë rizgjidhesh. Kështu e ka demokracia.