Kryetari në detyrë i komunës së Deçanit, Rasim Selamanj, ka reaguar pasi u kritikua se po e përdor veturën zyrtare të komunës.
Selmanaj përmes një reagimi publik, ka bërë të ditur se ai akoma nuk është betuar si deputet dhe në këtë mënyrë vazhdon ta kryej detyrën e kryetarit të komunës.
Ai ka sqaruar se në momentin që do të bëj betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës, do ta ofroj edhe dorëheqjen e tij nga posti i të parit të Deçanit.
Ky është reagimi i plotë i Selmanajt:
Me kërkesën e KQZ-së jam deklaruar që do ta mbaj detyrën e deputetit, prandaj edhe i kam falenderuar qytetarët për përkrahje dhe punën e përbashkët për 8 vite!
Por dorëheqëjen nuk e kam dhënë sepse deri sa të betohem në Parlament une nuk jam deputet.
I zgjedhur po, por jo edhe në detyrë!
Prandaj ashtu siç e kërkon ligji unë në ditën kur betohem do ta ofroj dorëhiqjen time, e bashkë me te edhe veturën!
Kjo po presim me ndodh javën tjeter dhe deri atëhere une jam kryetar edhepse kompetencat ia kam bart tani nënkryetarit, sipas ligjit dhe sqarimeve të MPL-së.
Kështuqë mos u shqetsoni deri sa të betohem do të ndaj Mirënjohje por edhe veturën do ta përdori sipas ligjit!
Edhe në zyre ndonji takim do ta realizoj!
Ditën kur asambleistja me sheh në Parlament atëhere edhe pushon mandati im duke kaluar në një pergjegjësi të re prap me mandat të popullit!
Aktualisht jam kryetar në largim dhe deputet i zgjedhur!
Edhe pak ditë do të jam kryetar i dorëhequr, deputet i betuar duke e votuar Qeverinë Haradinaj
Urime
(Ky sqarim ishte për opinionin e jo për ata që jan “shqetsu” për këtë punë)