Ekonomia Online
FUNDIT

Selmanaj i kënaqur me vizitën në Vatikan

Selmanaj i kënaqur me vizitën në Vatikan

Zëvendëskryeministri Driton Selmanajn ka komentuar vizitën zyrtare në Vatikan, duke thënë se pritja ishte shumë miqësore nga sekretari i këtij Shtetit, Kardinali Pietro Parolini. “Miqësia, bashkëpunimi dhe ndarja e vlerave të përbashkëta për paqe dhe zhvillim ishin konkluzionet kryesore të këtij takimi”, shtoi ai, raporton Ekonomia Online. Në këtë vizitë Selmanaj po e shoqëronte kryeministrin […]

Zëvendëskryeministri Driton Selmanajn ka komentuar vizitën zyrtare në Vatikan, duke thënë se pritja ishte shumë miqësore nga sekretari i këtij Shtetit, Kardinali Pietro Parolini.

“Miqësia, bashkëpunimi dhe ndarja e vlerave të përbashkëta për paqe dhe zhvillim ishin konkluzionet kryesore të këtij takimi”, shtoi ai, raporton Ekonomia Online.

Në këtë vizitë Selmanaj po e shoqëronte kryeministrin Avdullah Hoti. Përveç tyre, në takim ishte edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla dhe Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqiu.

Të ngjashme