Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se në seancën e kuvendit ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2018.
“Dje na ofroheshin dy të vërteta, një nga opozita dhe një nga qeveria. Dje na u tha që në Kosovë do të ketë rritje ekonomike ne vlerën nominale dhe 4.8 përqind në vlerën reale, për këtë viti dhe dy vitet e ardhshme. Në programin qeverisës është paraparë rritje prej 7 përqind”, ka thënë Selmanaj në kuvend.
Ai ka thënë se ka disharmoni të madhe mes programit qeverisës dhe projektbuxhetit.
“Në programin qeverisës është thënë se do të ketë rritje të pagave deri në 30 përqind. Në programin qeverisës shiheshin si të rëndësishme arsimi dhe shëndetësia, por reflektimi është krejt i kundërt”, ka shtuar ai.
Më tej Selmanaj është shfaqur kritik edhe për buxhetin për FSK-në.
“Keni thënë se FSK do të transformohet në ushtri të rregullt dhe nuk ndatë asnjë shumë shtesë, përveç atyre për shpenzime të rregullta që bën FSK”, ka shtuar ai.
Selmanaj ka thënë Qeveria nuk po ndihmon në kategorizimin dhe pastrimit të listave ku sipas tij mashtruesit do të hiqeshin nga aty dhe veteranëve të vërtet të iu rritej pagesa.
“Ndarja e 300 mijë euro për Grupin e Kumanovës, ata s’kanë nevojë për mëshirë, por AKI, Policia dhe të tjerët duhet të na tregojnë se kush i dërgoi atje që të vriten dhe të tjerët të torturohen në maksimum. Jo me forma abuzive të vendimmarrjes politike që me 300 mijë euro të lahet kjo çështje”, ka shtuar ai.