Selmanaj: Kam vendosur që të mos jem pjesë e listës zgjedhore të LDK-së

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se ishte vendim i tij për të mos kandiduar kësaj here për deputet.

Ai tha se ky nuk është vendim kundër LDK-së.

“Përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarësia dhe strukturat tona, unë kësaj radhe kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Ky nuk është vendim kundër LDK-së. Përkundrazi. Është një vendim për ta ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme”, ka shkruar Selmanaj.

Tutje kryetari i degës së LDK-së në Prizren shtoi se LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh.

“LDK-ja është një ideal, është bindje është historia jonë përplot lavdi dhe e ardhmja që garanton stabilitet dhe zhvillim të shtetit tonë! Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet”, ka shkruar Selmanaj.

Të ngjashme