Selmanaj: PDK shihet si parti me njerëz që kanë zbritë prej mali

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 23:25 | Nga

Analisti Driton Selmanaj, duke folur për inkuadrimin e gjeneratave të reja në politikë, tha se PDK-ja shihet si parti e cila sjell njerëz të rinj, të cilët, siç i quajti ai, të jenë pak sinonim i një mendësie të prishtinalive.

“PDK-ja shihet si një parti që kanë ardh disa njerëz prej fshatrave kanë zbrit prej malit në shehër në Prishtinë këtu dhe po dojnë me bo politikë. E tashti me këngë të Ilir Shaqirit dhe Arif Vladit dhe të tilla po dojnë me mbajt Prishtinën dhe tash çka? Hajt të shtijmë edhe do njerëz të rinj, të cilët janë pak sinonim i një mendësie të prishtinalive këtu, njëfarë çasje tjetër”, u shpreh Selmanaj në emisionin “Click” në RTV21.

Selmanaj tha se më pas jo ata persona që hynë si vlerë për të ndryshuar partitë politike, por tha se ata asimilohen brenda dy tre muajve përndryshe i “aborton” sistemi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme