Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka folur për Projekligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai bëri thirrje që kjo Byro të jetë vetëm për marrjen e parave abuzuese.
“Të jetë Byro për marrjen e parave abuzuese. Nëse dëshirojmë me të vërtetë t’i arrijmë qëllimet fisnike, duhet edhe institucionet dhe mënyrën se si i ndërtojmë ato të jenë më shumë se fisnike, duhet të jenë demokratike”, u shpreh ai.