Ekonomia Online
FUNDIT

Selmanaj thotë se nuk ka udhëtuar në Uashington me familjen

Selmanaj thotë se nuk ka udhëtuar në Uashington me familjen

Sot në rrjete sociale qarkulloi lajmi se familja (gruaja dhe fëmija) e zëvendëskryeminstrit Driton Selmanaj kanë udhëtuar së bashku për në Uashington. Mirëpo, këtë lajm e ka demantuar vetë zëvendëskryeministri Selmanaj për klankosova.tv, duke thënë se kjo është vetëm një gënjeshtër. “Gënjeshtër e llojit të atyre që vetëm shqiptarë vështirë mund t’i quaj”, ka thënë […]

Sot në rrjete sociale qarkulloi lajmi se familja (gruaja dhe fëmija) e zëvendëskryeminstrit Driton Selmanaj kanë udhëtuar së bashku për në Uashington.

Mirëpo, këtë lajm e ka demantuar vetë zëvendëskryeministri Selmanaj për klankosova.tv, duke thënë se kjo është vetëm një gënjeshtër.

“Gënjeshtër e llojit të atyre që vetëm shqiptarë vështirë mund t’i quaj”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj gjithashtu ka thënë se në foto janë udhëtarët, që sipas tij nuk e di as se çfarë kombësie u takojnë.

“Ne kemi udhëtuar me bileta të klasit ‘economy’ dhe prandaj kemi dalë bashkë me të gjithë udhëtarët e tjerë”, ka thënë Selmanaj.

Të ngjashme