Këngëtarja, Semi Jaupaj, pas 53 ditësh qëndrimi në “BigBrother VIP” pa qasje në telefona apo në ndonjë rrjet social, tashmë është kthyer aktive dhe vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.
Njësoj si të gjithë banorët e tjerë edhe tek Semi numri i ndjekësve në rrjete sociale është rritur, nga 15 mijë ndjekës që numëronte para hyrjes ajo tashmë numëron 112 mijë.
Por, së fundmi ajo i ka shqetësuar paksa ndjekësit me një foto të postuar në “Instagram”.
“Është ok të mos jesh mirë”- ka shkruar ajo teksa duket në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Nuk dihet se nga çfarë është sëmurë Semi, mbase ndonjë grip sezonal, por këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje.
Kujtojmë se këngëtarja gjatë kohës sa ishte në shtëpi ka treguar rreth betejës së saj me ankthin dhe shumë persona kanë aluduar se gjendja jo e mirë dhe mbishkrimi i fotos mund të lidhet me të.