Diabeti apo siç njihet ndryshe sëmundja e sheqerit mund të paraqitet në çdo moshë.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të diabetit, tipi 1 dhe tipi 2, ndër të tjerash ekziston edhe diabeti i cili mund të shfaqet gjatë shtatzënisë, njofton Klan Kosova.
Tipi 1 i diabetit zakonisht shfaqet tek moshat e reja, kur ka mungesë të insulinës( hormoni i cili e rregullon metabolizmin e sheqernave).
Tipi 2 i diabetit kryesisht shfaqet tek personat që janë mbi peshë, dhe mund të jetë edhe gjenetike.
Ndërsa tek grat shtatzëna rrezik më të lartë kanë ato të cilat në familjen e tyre kanë dikë të sëmurë nga diabeti, nga mbipesha para shtatzënisë, si dhe nëse mbesin shtatzënë në moshë të shtyrë.
Parandalimin e diabetit mund ta bëjmë duke bërë sa më shumë aktivitete fizike, të ushqehemi shëndetshëm, mos të konsumojnë alkool apo lëngje me nivel të lartë të sheqerit etj.