Ekonomia Online
FUNDIT

Sëmundja e diabetit

Sëmundja e diabetit

Diabeti apo siç njihet ndryshe sëmundja e sheqerit mund të paraqitet në çdo moshë. Ekzistojnë dy lloje kryesore të diabetit, tipi 1 dhe tipi 2, ndër të tjerash ekziston edhe diabeti i cili mund të shfaqet gjatë shtatzënisë, njofton Klan Kosova. Tipi 1 i diabetit zakonisht shfaqet tek moshat e reja, kur ka mungesë të […]

Diabeti apo siç njihet ndryshe sëmundja e sheqerit mund të paraqitet në çdo moshë.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të diabetit, tipi 1 dhe tipi 2, ndër të tjerash ekziston edhe diabeti i cili mund të shfaqet gjatë shtatzënisë, njofton Klan Kosova.

Tipi 1 i diabetit zakonisht shfaqet tek moshat e reja, kur ka mungesë të insulinës( hormoni i cili e rregullon metabolizmin e sheqernave).

Tipi 2 i  diabetit kryesisht shfaqet tek personat që janë mbi peshë, dhe mund të jetë edhe gjenetike.

Ndërsa tek grat shtatzëna rrezik më të lartë kanë ato të cilat në familjen e tyre kanë dikë të sëmurë nga diabeti, nga mbipesha para shtatzënisë, si dhe nëse mbesin shtatzënë në moshë të shtyrë.

Parandalimin e diabetit mund ta bëjmë duke bërë sa më shumë aktivitete fizike, të ushqehemi shëndetshëm, mos të konsumojnë alkool apo lëngje me nivel të lartë të sheqerit etj.

Të ngjashme