Një sëmundje e cila mund të shkaktojë dështimin e mëlçisë, diabetin dhe artritin mund të jetë shumë më e zakonshme sesa ishte është menduar më parë, ka treguar hulumtimi i ri.
Çrregullimi gjenetik Haemochromatosis i cili bën që trupi të përthithë shumë hekur nga ushqimi, mund të çojë në komplikime të rënda nëse nuk trajtohet.
Universiteti i Exeter tha se gjendja mund të ndikojë deri në 20 herë më shumë njerëz sesa sugjeruan shifrat e mëparshme.
Shëndeti Publik në Angli e ka mirëpritur këtë hulumtim.
Haemochromatosis është i lidhur me një gjen të gabuar që kalon nga të dy prindërit tek fëmija i tyre. Besohet se mund të ndikojë seriozisht rreth një në 100 bartës.
Por, hulumtimi i ri ka sugjeruar se niveli i vërtetë mund të jetë një në 10 në mesin e grave, dhe një në pesë për meshkujt.