Sëmuret Juncker, anulon udhëtimin në Davos

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 15:20 | Nga

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker nuk do të udhëtojë për në Davos të Zvicrës për të folur në Forumin Ekonomik Botëror për shkak se është i sëmurë.

Margaritis Schinas, zëdhënëse e Komisionit Evropian, tha se “presidenti ka një grip që nuk do ta lejojë atë të shkojë në Davos”, dhe shtoi se Juncker nuk mori pjesë në mbledhjet javore të të gjithë komisionerëve të mërkurën.

Juncker do të fliste në Davos gjatë ditës së sotme.

Në Forumin Ekonomik Botëror do të merr pjesë edhe presidenti, Hashim Thaçi i cili do jetë pjesë e panelit me temën “Përshpejtimi i Zhvillimit Afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme