Ekonomia Online
FUNDIT

Senati amerikan konfirmon Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë

Senati amerikan konfirmon Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë

Senati amerikan ka konfirmuar Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë. Hovenier ishte emëruar për postin e ambasadorit të Kosovës nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden në korrik të këtij viti. Ambasadori amerikan në Kosovë ditë më parë kishte thënë se pa normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, pa njohje të ndërsjellë, rajoni do të mbetet i bllokuar. […]

Senati amerikan ka konfirmuar Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë.

Hovenier ishte emëruar për postin e ambasadorit të Kosovës nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden në korrik të këtij viti.

Ambasadori amerikan në Kosovë ditë më parë kishte thënë se pa normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, pa njohje të ndërsjellë, rajoni do të mbetet i bllokuar.

Por, kush është Jeffrey M. Hovenier?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e emëroi në korrik diplomatin Hovenier për postin e ambasadorit të Kosovës.

Ai është një diplomat karriere në Departamentin e Shtetit, i cili së fundmi ka shërbyer si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuata në Ankara të Turqisë.

Nga gushti 2018 deri në korrik 2019 ai ka qenë i ngarkuari me punë në atë ambasadë.

Më herët, ai ishte zëvendës shef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet e Shteteve të Bashkuara, në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru, në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Hovenier ka përvojë në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB për statusin politik, Martti Ahtisaari.

Në vitin 2018, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e nderoi Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Gjatë ceremonisë për dhënien e medaljes, Presidenti Thaçi e falënderoi diplomatin amerikan “për kontributin në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ishte shprehur diplomati Hovenier.

Të ngjashme