Senati amerikan miraton paketën e ndihmës

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Projektligji i presidentit amerikan Joe Biden, për t’iu ndihmuar amerikanëve që të përballen me pasojat e pandemisë së koronavirusit, ka kaluar një pengesë të madhe.

Plan prej 1.9 trilion dollarësh amerikanë është miratuar të shtunën në Senat, pavarësisht pse secili republikan ka votuar kundër.

Dhoma e Përfaqësuesve – e kontrolluar nga demokratët e Bidenit – pritet të miratojë këtë plan të martën e javës së ardhshme.

Biden e ka përshkruar votën në Senat si “një tjetër hap gjigant përpara”, teksa është zotuar për t’iu ndihmuar njerëzve.

Kriza më e keqe shëndetësore në një shekull në Shtetet e Bashkuara ka lënë gati 523,000 persona të vdekur, mbi 29 milionë të infektuar dhe ka rezultuar me një shkallë të papunësisë prej 6.2 për qind.

Paketa e ndihmës – e treta në Shtetet e Bashkuara, prej fillimit të pandemisë – parasheh ndarjen e pagesave në vlerë të 1,400 dollarëve për shumicën e amerikanëve.

Biden ka thënë se pagesa të tilla mund të nisin të shpërndahen më vonë gjatë këtij muaji.

Republikanët besojnë se plani është shumë i kushtueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme