Senatori republikan Warren Davidson, ka përmendur sovranitetin e shtetit të Kosovës kur është përfshirë në një debat rreth punës që bënë ushtria amerikane mbi ruajtjen e kufijve të shtetit.
Davidson reagoi në twitter ndaj një deklarate në të cilën kundërshtohej ndërtimi i mureve në kufijtë e SHBA-ve, duke iu referuar murit kufitar me Meksikën.
”Ndoshta ushtarët tanë do të ishin më të aftë për t’i kryer misionet e tyre, nëse resurset, nuk do të shfrytëzoheshin për të ndërtuar një mur”, ishte shkrimi i një amerikani, që ka nxitur reagimin e senatorit Davidson.
Por jo gjatë shkoi edhe përgjigjia e Warren Davidson pasoi, duke kërkuar të dijë pse duhet kundërshtuar ruajtjen e sovranitetit të SHBA-ve, ndërsa ky shtet ka 20 vjet që mbron dhe ruan sovranitetin e Republikës së Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Amerika e ruan sovranitetin e Kosovës për 20 vjet. Pse e kundërshtoni Amerikën që po e mbron sovranitetin e Amerikës?”, ka shkruar Davidson në twitter.