Senatori Murphy kërkon lirimin e serbëve të arrestuar për de-eskalimin e situatës

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Senatori amerikan Chris Murphy ka folur sërish për zhvillimet në veri të vendit duke kërkuar edhe lirimin e serbëve të arrestuar.

Në një intervistë të bërë për Zërim e Amerikës në gjuhën serbe, Senatori amerikan ka përmendur masat që sipsa tij çojnë në uljen e tensioneve.

Ai përmendi mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e banuara me shumicë serbe, tërheqjen e njësive speciale dhe lirimin e të arrestuarve.

“Nëse hyjmë në rrugën e shtensiomimit, duke tërhequr njësitë speciale të policisë dhe duke organizuar zgjedhjet e reja, mendoj që kemi një mundësi që gruadualisht ta kthejmë dialogun në drejtimin e duhur”, u shpreh Murphy.

Murphy përmendi edhe James C. O’Brienin që është nominuar për pozitën e ndihmës-sekretarit për Evropën.

“Shumë shpejt do të kemi një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të konfirmuar që njeh Kosovën, e njeh Serbinë, e njeh rajonin dhe do të mbështes përpjekjet e ambasadës tonë si dhe punën që po bën zoti Escobar”.

Kujtojmë që tashmë autoritetet e Kosovës i kanë liruar katër të arrestuar serbë.

Të ngjashme