Senatori rus Aleksej Pushkov tha se nuk e sheh arsyen më të vogël pse Rusia do të kundërshtonte korrigjimin e kufirit si një zgjidhje për çështjen e Kosovës.
Ai ka shtuar se Moska mbështet atë që Serbia mendon se është e drejtë për të.
“Ka një qëndrim të Rusisë që dihet qysh moti, i cili nuk ka ndryshuar, se ne mbështesim atë që Serbia e konsideron të drejtë për vete”, tha ai në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.