Senatorja amerikane rrëfen për përdhunimin që i kishte ndodhur në Ushtri

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një senatore amerikane u ka treguar kolegëve të saj se ka qenë “shumë e lënduar dhe e përdhunuar nga një oficer i lartë” derisa ishte në Forcat Ajrore.

Senatorja Martha McSally, që ishte pilotja e parë femër ushtarake amerikane që mori pjesë në luftë, po fliste gjatë një seance dëgjimore për sulmet seksuale në ushtri, raporton BBC.

Republikanja nga Arizona tha se nuk e kishte raportuar përdhunimin pasi ishte ndjerë e turpëruar dhe konfuze, dhe nuk i ka besuar sistemit, transmeton Koha.net.

Raportimet për sulme seksuale në Ushtrinë Amerikane janë rritur për gati 10 për qind më 2017.

“Qëndrova e heshtur për shumë vite. Por më vonë gjatë karrierës sime, derisa ushtria po pushtohej nga skandalet, ndjeva nevojën që t’u tregoja disa njerëzve, se edhe unë isha e mbijetuar.

“Isha e tmerruar me faktin se si ishte trajtuar tentimi im për të shpërndarë përvojën time me publikun. Gati sa nuk ndava rrugët me Forcën Ajrore pas 18 vjetësh shërbimi si pasojë e dëshpërimit. Si shumë viktima, ndjeja sikur sistemi po më përdhunonte sërish”.

McSally ka shërbyer 26 vjet në Forcën Ajrore Amerikane, duke u ngritur në rangun e Kolonelit, para se të pensionohej më 2010.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme